Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Me FBI dhe DEA, bashkëpunim pa barriera”/ Kreu i SPAK: Hetime për pastrim parash në ndërtim, janë sekuestruar hotele e vila luksoze

schedule17:37 - 27 Tetor, 2025

schedule 17:37 - 27 Tetor, 2025

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në Kuvend lidhur me veprimtarinë e Strukturës së Posaçme për vitin 2024.

Dumani u shpreh se SPAK ka pasur bashkëpunim me Eurojust, por edhe FBI e DEA.

Ndër të tjera, Dumani deklaroi se ka hetime edhe për pastrimin e parave të sektorin e ndërtimit dhe turizmit.

“Me FBI dhe DEA, një bashkëpunim pa barriera. Nuk ta jep kush  këtë besim, duhet të japësh prova. Në çdo rast që të dhënat e SKY kanë bazën e mjaftueshme ligjore, ne kemi ushtruar ndjekje penale. Një anëtar i Kuvendit të Shqipërisë, sot jemi para gjykimit në themel. Kemi nisur hetime për pastrim parash, edhe për ndërtim, edhe për turizëm. 4 hotele janë konfiskuar tashmë, si produkte të veprës penale. Në ndërtim, disa janë në proces konfiskimi. Sa i takon kriptomonedhave, kemi pasur hetim në vitin 2024”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!