Deputeti i LDK, Besian Mustafa thotë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të reja.
Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Mustafa u shpreh se Albin Kurti gënjeu, kur tha se i ka numrat për qeverinë e re, por mori më pak vota se Albulena Haxhiu për kryeparlamentare.
“Zoti Kurti, kishte 48 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Grupi parlamentar më i madh në Kuvendin e Kosovës. Dje u pa. që zoti Kurti mori më pak vota, se Albulena Hxhiu për kryeparlamentare. Zoti Kurti mori dje 56 vota. Në mars të vitit të ardhshëm skadon edhe mandati i presidentes. Kuvendi i Kosovës do duhet të ketë 80 vota, për të zgjedhur presidentin e ardhshëm. Asnjë kombinim i tanishëm i grupeve parlamentare, nukd o i bënte 80 vota për presidentin e ri.”, theksoi ai./abcnews.al

