Juventus është në krizë dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Numrat nuk gënjejnë dhe përshkruajnë një situatë katastrofë për “Zonjën e Vjetër”, që në “Olimpico” kundër Lazio shënoi humbjen e tretë radhazi, thelloi në tetë ndeshje serinë pa fitore dhe në katër atë pa shënuar gol.
Shifra këto shumë larg një skuadre që pretendote titullin në fillim të sezonit, ndërsa tani duhet të rishikojë objektivat e saj.
Humbja kundër Lazio u vendos me golin e Basiç që në minutën e 9-të, ndërsa Juventus bëri pak për të ndryshuar fatin e sfidës.
Rezultati dhe paraqitja në përgjithësi ka amplifikuar kritikat e popullit bardhezi dhe mediave përtej Adriatikut.
Lojtarët, por mbi të gjithë trajneri Igor Tudor është në qendër të shënjestrës, ndërsa të përditëshmet italiane kanë nisur të flasin për shkarkimin, madhje edhe për zëvendësuesin e tij.
Mesjava, kur Juventus do të zbresë sërish në fushë për Serie A kundër Udineze në shtëpi do të jetë vendimtare për fatin e teknimut kroat. Deri atëherë, “Zonja e Vjetër” duhet të mbajë vendin e tetë në renditje me vetëm 12 pikë në tetë ndeshje.
Krejt I ndryshëm është diskutimi për Romën, që bashkë me fitoren e Lazio plotësoi fundjavën e festës në të dy pjesët e tifozërisë së kryeqytetit italiane.
Skudra e drejtuar nga Gianpiero Gasperini është surpriza e madhe mes favoritëve, duke I shtuar një tjetër fitore nisjes së shkëlqyer të sezonit. Paulo Dibala shënoi golin e vetëm në suksesin në transfertën e Sasuolo, ndërsa Roma kryeson renditjen me pikë të barabarta me Napolin.

