Muzeu i Louvre ka transferuar disa nga bizhuteritë më të çmuara të koleksionit të tij në Bankën e Francës, pas grabitjes së guximshme që ndodhi të dielën e javës së shkuar, duke nxjerrë në pah dobësitë e sigurisë së institucionit më të vizituar në botë, raportoi radioja franceze RTL.
Lajmi u raportua nga Radioja Franceze RTL e cila shkroi se disa objekte të vlefshme nga Salla e Apolonit ku ekspozohen bizhuteritë e kurorës franceze, u krye këtë fundjavë nën masa të rrepta sigurie dhe me shoqërimin e policisë sekrete.
Banka e Francës, e cila ruan rezervat e arit të vendit në një ambient të vendosur 27 metra nën tokë, ndodhet vetëm 500 metra larg Louvre, në anën e djathtë të lumit Sena. Pavarësisht raportimit të mediave Pariziene as Banka e Francës dhe as Muzeu i Louvre nuk kanë komentuar zhvendosjen e bizhuterive franceze.
Më 19 tetor 4 hajdutë vodhën tetë bizhuteri me vlerë rreth 88 milionë euro nga koleksioni i muzeut. Ata hynë në ndërtesë gjatë orarit të hapjes, duke përdorur një vinç për të thyer një dritare në katin e sipërm dhe më pas u arratisën me motoçikleta.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në Francë dhe në mbarë botën, me shumë komentues që e cilësuan incidentin si një “poshtërim kombëtar” për një nga institucionet më prestigjioze të kulturës franceze. Muzeu i Louvre në Paris është muzeu më i vizituar në bote.

