VIDEO | Dy gola të shpejtë, gjysmëfinalja e Liverpool nis “flakë”

schedule18:47 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 18:47 - 18 Dhjetor, 2019

Liverpool po garon për fitimin e Botërorit për Klube dhe sot luan ndeshjen gjysmëfinale kundër meksikanëve të Monterrey. Ndeshja ka nisur spektakolare dhe me dy gola të shpejtë.

“The Reds” kanë kaluar në avantazh me anë të Naby Keita në minutën e 12-të. Mesfushori nga Guinea mori një asist perfekt nga Salah dhe dërgoi topin në rrjetë. Monterrey reagoi menjëherë dhe gjeti golin e barazimit shumë shpejt.

Rogelio Funes është autori i golit të shënuar në minutën e 14-të. Insistim i gjatë i Monterrey dhe sulmuesi argjentinas riktheu shumë shpejt baraspeshën. /abcnews.al