Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Donçiç bashkë me legjendat/ Ylli nga Sllovenia shkëlqen sërish në basketbollin amerikan

schedule12:27 - 25 Tetor, 2025

schedule 12:27 - 25 Tetor, 2025

Nuk është një arritje e jashtëzakonshme, por diçka e tregon.

Luka Donçiç u bë i pari basketbollist në historinë e një gjigandi si Los Angelos Lakers, që shënon të paktën 40 pikë në dy ndeshjet e para të një sezoni në NBA.

Kjo, pasi realizoi 49 në fitoren që Lejkërsat arritën në shtëpi ndaj Minesotës, me shifrat 128-110.

Pas një fillimi të vështirë, superylli nga Sllovenia mori kontrollin dhe suksesi u garantua.

Donçiç iu afrua tripëll dabëllit me 11 topa në tabela e 8 asistë, dhe këtë herë ishte i kujdesshëm me vetëm tri humbje topi.

Ai realizoi 43 pikë në sfidën e hapjes së sezonit të basketbollit amerikan, pavarësisht humbjes përballë Golden Stejtit.

Në gjithë historinë e NBA-së, të paktën 40 pikë në dy ndeshjet e para kanë shënuar vetëm tri legjenda, Majkëll Xhordan, Entoni Dejvis dhe Uilt Çembërlen.

Në mungesë të Lebron Xhejmsit të dëmtuar, kapiteni I Sllovenisë ka marrë përsipër udhëheqjen e ekipit, ndërsa “Mbreti I Basketbollit” pritet të kthehet në fillim të nëntorit.

Shpresa është që të luftohet për titull, ndërsa mediat amerikane po shkruajnë se Doncic është në formatin që mund t’i japë çmimin e basketbollistit më të mirë të sezonit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!