Bojkotohet mësimi tek “Kongresi i Lushnjes”, Instituti i Ndërtimit nxjerr vlerësime kontradiktore

schedule18:46 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 18:46 - 18 Dhjetor, 2019

Në shkollën “Kongresi i Lushnjës”, që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, nxënësit dhe prindërit e tyre ndjehen të pasigurt.

Ekspertët kanë përpiluar dy akt-konstatime paradoksale. I pari e nxori godinën të pabanueshme, ndërsa në akt konstatimin e dytë thuhet se shkolla nuk ka dëmtime në strukturë.

Pavarësisht se ky akt-konstatimi i datës 3 dhjetor i bërë nga grupet e inspektimit të Institutit të Ndërtimit e shpall objekt të pabanueshëm, mësimi tek “Kongresi i Lushnjes” nuk është pezulluar.

Nxënësit shprehen se ndihen të frikësuar të bëjnë mësim në këtë shkollë ndaj dhe kanë bojkotuar mësimin.

Edhe prindërit shprehen se prej disa ditësh nuk i kanë sjellë fëmijët në shkollë nga frika

Ndërkohë prindërit e nxënësve të shkollës “Kongresi i Lushnjës” zhvilluan takim me drejtoreshën duke i kërkuar asaj që të bëhet një ekspertizë e dytë e shkollës, në të kundërt fëmijët e tyre do vijojnë bojkotin e mësimit.

Pak orë pas shqetësimit të prindërve dhe pasqyrimit në kronikat televizive, ekspertët e Institutit të Ndërtimit bënë ekspertizën e rradhës dhe dolën në përfundimin se godina e shkollës nuk ka dëmtime në strukture dhe procesi mësimor mund të vijojë normalisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!