Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria në SEPA, benefitet janë të mëdha’, Çano: Tarifat Roaming do hiqen së shpejti

schedule20:54 - 24 Tetor, 2025

schedule 20:54 - 24 Tetor, 2025

Bashkimi Europian ka akorduar një fond prej 100 milionë eurosh për vendin tonë për një sërë projektesh në sektor të ndryshëm.

Drejtoresha e SASPAC, Eridana Çano në një intervistë në “Sheshi i Dollarit” tha se në vendin tonë ka pak kohë që është implementuar instrumenti IPA 3, ku më parë është zhvilluar IPA 1 e 2. Më tej, Çano komentoi sistemin SEPA të pagesave i cili ka pak kohë që është implementuar në vendin tonë duke thënë se benefitet prej saj janë të mëdha.

“Kemi instrumentin e IPA-s , ka pak kohë që ka nisur IPA 3. Ne e njohim shumë mirë, me IPA 3 kemi disa programe ku do të merret një asistencë teknike goxha e madhe dhe kemi programet shumë vjeçare, kemi programe në garanci rinore. Për këte kemi të akorduar një zarf prej 524 milionë euro nën projektin IPA. Kemi dhe programe të bashkëpunimit rajonale ndërkufitare me Malin e Zi dhe vendet e tjera. Këto programe rrisin kapacitetin e fqinjësisë së mirë, por edhe kapacitetin e komuniteteve si një vend që nuk ka më kufi. Nga raundi i parë kemi 240 projekte të reja që janë në zbatim.

Sistemi SEPA që është një nga angazhimet është një element i rëndësishëm dhe i domosdoshëm. Benefitet janë të mëdha, do të kemi tarifat Roaming që do të hiqen dhe do të kemi një zonë me vendet e Europës. Këto janë procese transformuese për një vend si ne që jemi te dera e BE. “  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!