Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plani i Rritjes për Ballkanin/ Çano: Plani synon të dyfishojë rritjen ekonomike

schedule20:49 - 24 Tetor, 2025

schedule 20:49 - 24 Tetor, 2025

Vendi ynë është pjesë e planit të rritjes në Ballkan mbështetur nga Bashkimi Europian me fondet përkatëse për një sërë ndryshimesh dhe reformash.

Drejtoresha e SASPAC, Eridana Çano në një intervistë në “Sheshi i Dollarit” tha se në ekonominë tonë janë pothuajse një miliardë të ardhura, shifër e cila më parë ishte e paimagjinueshme dhe që do të përdoret për një sërë projektesh që synojnë të fuqizojnë rritjen ekonomike.

“Në fund të ditës përveç detyrave që i kemi të qarta nga Komisioni, edhe programi 4 vjeçar qeverisës i ka fushat shumë të qarta ku duhet të përparojmë. Ekonomia është kryesorja, plani i rritjes kërkon të dyfishojë kapacitetin ekonomik.

Pothuajse një miliardë të ardhura në ekonominë tonë janë një gjë që dikur nuk e imagjinonim.

Pas kësaj do të kemi fondet e tranzicionit dhe duhet të rrisim ne kapacitetet për të treguar që jemi të aftë. Në 2027, të kalojmë në një planifikim si shtetet e tjera që janë vende anëtare. Theksi është tek investimet.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!