Me gjyshen të paralizuar, familja Tusha në Laç: Jetesa në çadër e pamundur

schedule16:55 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 16:55 - 18 Dhjetor, 2019

Zonja e familjes Tusha në Laç nuk kërkon dot ndihmë pas tërmetit. Ajo është mbyllur në çadër dhe ju shërben çdo ditë 4 pjesëtarëve të sëmurë të familjes së saj. Jetesa në çadër me dy fëmijë dhe kryefamiljarin e sëmurë dhe me gjyshen e paralizuar është e pamundur.

Pothuajse të gjithë pjesëtarët e familjes Tusha që jetojnë në rrethinat e Laçit janë të sëmurë. Si të mos mjaftonte gjendja e rënduar shëndetësore e dy fëmijëve, kryefamiljarit, por dhe gjyshes së shtëpisë që është e paralizuar tërmeti ju dha një goditje tjetër.

E vetmja që mban në këmbë këtë familje është kjo zonjë që tregon për vështirësitë që po kalojnë duke u gdhirë e ngrysur në këtë çadër.

“Fëmijët i kam të sëmurë, kushtet janë të vështira, jam me pesë persona në shtëpi”, shprehet ajo.

Kjo nënë thotë se nuk lëviz dot nga çadra për të kërkuar ndihmë në Bashkinë e Kurbinit pasi nuk i lë dot vetëm 4 të sëmurët.

“Nuk ka ardhur asnjë njeri, na kanë sjellë vetëm ndihma për fëmijët. Jemi të frikësuar”,tregon ajo.

Familja Tusha ka nevojë për ndihmë të menjëhershme, për mjekim për të sëmurët dhe një strehë të ngrohtë. Ata banojnë pranë përroit të qytetit të Laçit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!