Drejtuesit e mjeteve që nuk kanë realizuar shkelje do të përfitojnë ulje të siguracionit duke filluar që nga janari 2026. Gjatë raportimit në komisionin e ekonomisë drejtoresha e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tha se aplikimi i bonus-malus është një mundësi shumë e madhe për ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve.
Ata që do të penalizohen do të jenë drejtuesit që kanë kryer shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Në lidhje me sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmeti Kaçi tha se është i domosdoshëm pasi vendi ynë ka risk të lartë.

