Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi, në një intervistë për “News Line” në ABC News, ka komentuar zhvillimet më të fundit nga Samiti i Berlinit, i cili këtë vit po mbahet në Londër me pjesëmarrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kamberi theksoi se, pavarësisht sfidave dhe pritshmërive të larta, procesi i Berlinit ka prodhuar rezultate të rëndësishme në dekadën e parë të tij. Ai vuri në dukje se Britania e Madhe synon të rrisë ndikimin në rajon përmes dy shtyllave kryesore: sigurisë dhe emigracionit, duke e konsideruar Ballkanin një nga rrugët kryesore të emigracionit të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar.
“Unë gjykoj pas vitit të 10-të procesi i Berlinit ka arritur disa rezultate, pavarësisht se pritshmëritë se disa vende të Ballkanit kanë pasur më shumë pritshmëri se sa vetë procesi mund të ofronte. Britania do ta shfrytëzojë këtë proces për të rritur ndikimin e saj në Ballkanit Perëndimor. Kërkon që të vendosë një raport të mbështetur në dy shtylla: siguria dhe emigracioni. Tashmë Britania e ka bërë të ditur se Ballkani është bërë një nga rrugët kryesore të emigracionit të paligjshëm. Keir Starmer ka miratuar planin e ndryshimin. Britani do të mbështesë edhe projektin prej 3 milion paund për sigurinë kiberentike. Sa i përket raportit të Shqipërisë me BE, Shqipëria nuk e ka me Britaninë. Ndërsa procesi i Berlinit ka synuar gjithnjë të forconte faktin që Ballkani Perëndimor nuk është vetëm”, tha Kamberi.
Gjithashtu, Kamberi nënvizoi se Shqipëria dhe Mali i Zi mbeten dy vendet më të avancuara në procesin e integrimit europian, ndërsa Britania ka shprehur angazhimin për të mbështetur rajonin me projekte konkrete, përfshirë sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e emigracionit.
“Shqipëria po përjeton këtë fazë të re të zgjerimit, ka hapur pjesën më të madhe të grupkapitujve, ndërkohë që pritet të hapë dhe dy grupkapitujt e fundit në vitin 2027. Shqipëria dhe Mali i Zi janë në krye të integrimit në Bashkimin Europian. Kurse Britania e Madhe është fokusuar kryesisht në veri të vendit për parandalimin e emigracionit të paligjshëm. Britania është fokusuar në dy projekte të mëdha në Ballkanin Perëndimore, një është një siguria kibernetike dhe tjetra ajo e ndihmës së vendeve të varfra nga dhe vjen numri më i lartë i emigracionit të paligjshëm. Britani do të jetë vendi i parë që do të vendosë sanksione ndaj vendeve që nuk frenojnë emigracionin e paligjshëm. Samiti i Berlinit nuk do të ketë një mesazh specifik për Shqipërinë, por vendet e Ballkanit Perëndimor”, shtoi eksperti./abcnews.al

