Franca u shpall kampione e botës në Rusi 2018 dhe pjesë e “Gjelave”, ishte dhe mesfushori Steven N’zonzi. Madje, mesfushori shtatlartë u aktivizua si titullar në finalen kundër Kroacisë.
Pas shpalljes kampion bote, N’zonzi ishte një ndër lojtarë më të kërkuar në merkato, por për çudi të gjithëve, zgjodhi të transferohej te Roma. Në kampionatin italian, francezi nuk ia doli të ambientohej dhe ishte një dëshim i vërtetë.
Pas një aventurë për t’u harruar në kryeqytetin italian, N’zonzi u largua drejt Turqisë së largët, për të luajtur me Galatasay. Por tani duket se as klubi turk nuk e do më, me 31-vjeçarin që mund të rikthehet në Francë, aty ku nisi karrierën.
Skuadra e Lyon është interesuar për shërbimet e mesfushorit, i cili shihet si një lojtar alternativ për talentin Aouar./abcnews.al