Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Takimi Trump-Putin pezull/ Rusia vazhdon sulmet, Trump: Nuk dua të humbas kohë

schedule12:38 - 22 Tetor, 2025

schedule 12:38 - 22 Tetor, 2025

Donald Trump nuk do të ketë një takim që do të shkojë dëm me Vladimir Putin.

Presidenti amerikan foli pasi planet për t’u takuar me homologun rus në Hungari, janë pezulluar tani për tani.

“Nuk dua të kem një takim të humbur. Nuk dua të humbas kohë, kështu që do të shoh çfarë ndodh. Unë u thashë, tërhiquni dhe shkoni në shtëpi dhe të gjithë bëni pak pushim sepse janë dy vende që po vrasin njëri-tjetrin. Pra, do të shohim çfarë ndodh, ende nuk kemi marrë një vendim. Do të njoftojmë gjatë dy ditëve të ardhshme se çfarë po bëjmë. Do ta zgjidhim”, tha Trump.

Pavarësisht se takimi ka mbetur pezull, Hungaria vazhdon përgatitjet. Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se është e paqartë data kur samiti do të mbahet, por në momentin që do të ndodhë, vendi i tij është gati.

Ndërkohë në një përpjekje për të siguruar vazhdimësinë e mbështetjes amerikane për Ukrainën, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte takohet këtë të mërkurë me Donald Trump.

Teksa përpjekjet diplomatike kanë ngecur, edhe situata në terren është përshkallëzuar sërish. Rusia vazhdoi sulmet e saj ndaj Ukrainës, duke vrarë 6 persona, përfshirë edhe dy fëmijë, në rajonin e Kievit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se shënjestër ishin gjithashtu rajonet e Zaporizhzhias, Odesës, Çernihivit e Dnipropetrovskit, ku të paktën 17 persona janë plagosur.

Zelensky theksoi se diplomacia nuk do të thotë asgjë për Rusinë, derisa udhëheqësit e saj të përballen me pasoja kritike.

Ndërkohë Ukraina goditi një uzinë kimike në Rusi me raketat Storm Shadoë, armët britanike me rreze të gjatë veprimi. Ushtria ukrainase tha se fabrika, e cila ndodhej në Bryansk, luante një rol të rëndësishëm në luftën e Rusisë ndaj Ukrainës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!