Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rishikimi i buxhetit 2025/ Ulen me 466 milionë lekë fondet për SPAK

schedule12:32 - 22 Tetor, 2025

schedule 12:32 - 22 Tetor, 2025

Rishikohen fondet për institucionet e drejtësisë   dy muajt e fundit të vitit. Në aktin normativ të realizuar së fundmi për buxhetin e vitit 2025 qeveria ka ulur  fondet për Strukturën e posaçme Antikorrupsion me rreth 466 milionë lekë. Në fillim fondet e parashikuara për SPAK kanë qenë 2.3miliardë ndërsa tani janë ulur në 1 miliardë e 883 milionë lekë me rishikimin e fundit.

Një ulje e fondeve është parashikuar dhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor nga 6 miliardë që ishte më parë në në 5.6 miliardë lekë deri në fund të këtij viti.

Në draft ëshët parashikuar edhe një shkurtim i vogël fondesh për Prokurorinë e Përgjithshme nga 3.2 miliardë në 3.1 miliardë lekë.

Në të kundërt një shtim fondesh është bërë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë .Për këtë institucion fondet do të përdoren [ër rikonstruksionin e godinës dhe janë  parashikuar të bëhen 211 milionë lekë nga 187 milionë që ishin.

Në buxhetin e rishikuar nuk ka pasur ndryshim të fondeve për Gjykatën Kushtetuese për të cilën kanë mbetur të njëjta në vlerën 262 milionë lekë. ILDKPKI-në; Rreth 60mln lekë shtesë për projektin e godinës së institucionit.

Po ashtu qeveria ka vendosur të rrisë me 154.6 milionë lekë transfertën e pakushtëzuar për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi. Sipas relacionit 16 bashki, në të cilat u regjistruan zjarre me intensitet të lartë dhe kohëzgjatje të madhe, do të marrin fonde për dy paga shpërblim për punonjësit e Mbrojtjes nga Zjarri, ndërsa bashkitë e tjera do të përfitojnë fonde për një pagë shtesë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!