Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Presidenti rus po blen kohë dhe po fiton terren”/ Eksperti i Sigurisë: Putin, lojëra me Europën dhe SHBA-në!

schedule21:52 - 21 Tetor, 2025

schedule 21:52 - 21 Tetor, 2025

Eksperti i Sigurisë Redion Qirjazi u shpreh se presidenti rus Vladimir Putin ka ditur të ‘luajë’ shumë më mirë duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë për të fituar kohë pasi në këtë mënyrë e ka më të lehtë që të negociojë për të gjitha kërkesat e tij.

Gjatë analizës së tij në emisionin “War Report” në ABC News, eksperti i sigurisë tha se presidenti rus duhet të detyrohet të ulet në tryezë.

“Loja strategjike e Putin me nxitjen e një negociate dhe tërheqjen në një moment të fundit, tregon se ai i ka kartat në dorë. Por nga ana tjetër mbjell përçarje në kohezionin e  perëndimit, pasi tregon se nuk ka unitet. Ndërsa negociatat që u bënë në Alaskë do t’i konsideroja të dështuara. Putin do paqe, por e di që është një tepër e largët në tryeze. Ndaj edhe strategjia e tij është duke funksionuar, sidomos duke shfrytëzuar këtë moskordinim mes SHBA dhe Europës. Por Putin duhet të detyrohet të ulet në tryezë. Pra për trupat e Putinit në terren duhet të jetë ferri në tokë, sepse mosarritja e terrenit duhet ta bëjë atë që herën tjetër të vijë ai për negociatat”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!