Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tkurren kreditë për banesa/ Bankat kanë aprovuar më pak hua dhe kanë shtuar kriteret

schedule14:24 - 21 Tetor, 2025

schedule 14:24 - 21 Tetor, 2025

Kreditë e dhëna për blerje banesash kanë pësuar ngadalësim gjatë muajve të fundit.Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë , përqasja e bankave në kreditimin e individëve ishte më konservatore gjatë tremujorit të tretë.

Hezitimi i bankave në kreditimin e individëve në këtë tremujor u reflektua në standarde, kushte e terma kreditimi të shtrënguara, si edhe në raport më të lartë refuzimesh për kredi kërkuar nga individët, sidomos në kreditë për blerjen e banesave.

Gjatë muajit gusht Banka e Shqipërisë aprovoi rreth 4.35 miliardë lekë vetëm për blerje banesash shifër kjo që rezulton me ulje në krahasim me qershorin e këtij viti kur ende nuk kishte hyrë ne fuqi rregullorja për kufizimin e kredive për banesave.Megjithatë nëse e krahasojmë me një vit më paër huaja e dhënë për banesa mbetet më e lartë pasi në gusht të 2024 janë aprovuar rreth 4 miliardë lekë për blerje banese.

Bankat raportuan se shtrëngimi i standardeve u shkaktua nga faktorët e lidhur me rrezikun e perceptuar nga ana e tyre për: aftësinë paguese të kredimarrësit; kolateralin e kërkuar; dhe situatën aktuale e të pritur në tregun e banesave. Bankat, në të njëjtën kohë, kanë shfaqur një tolerancë më të ulët kundrejt rrezikut në këtë tremujor. Kostot e fondeve dhe kufizimet nga bilanci të lidhur me pozicionin e likuiditetit të bankës u raportua si faktor që ndikoi në shtrëngimin e standardeve të kreditimit në tremujorin e tretë.

Ndërkohë që ndryshe paraqitet situata për kreditimin e bizneseve..Kërkesa për kredi e bizneseve nga ana tjetër u raportua thuajse e pandryshuar në tremujorin e tretë të vitit 2025.

Sipas qëllimit të përdorimit, kërkesa për kredi u raportua e lartë nga biznesi i vogël e i mesëm dhe me qëllim mbulimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet. Në të kundërt, kërkesa u raportua më e ulët nga segmenti i biznesit të madh dhe në kreditë për financimin e investimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!