Studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare Marlind Laçi në një intervistë në emisionin “War Report”, foli për luftën në Ukrainë. Gjatë kësaj interviste nënvizoi se objektivi i Rusisë është arritja në lumin Dniper.
“Nëse vërtet do i dhurohet Donetks , do të thotë që qendra më e madhe industriale, ku përpunohet çdo metal që nxirret nga toka, do të thotë një kapitullim për Ukrainën, Nga ana tjetër nuk bëhet fjalë për shkëmbim territoresh. Sot po flasim për shkëmbim territoresh të pushtuara dhe në këtë terminologji po luhet”, u shpreh ai,
Gjithashtu gjatë intervistës, theksoi se për Ukrainën do të jetë shumë e rëndësishme mbështetja që do të marrë.
“Praktikisht është e pamundur që Rusia të dalë në ato objektiva që vendosi për të marrë marrë Kievin për 3 ditë…Është tepër e vështirë edhe për shkak të kushteve atmosferike. Pra fati i Ukrainës do varet shumë nga furnizimet që do të marrë. Por edhe BE ka ato ngërçet e veta…Por kemi edhe SHBA që po i konsideron popujt si korporata ekonomike dhe këtu është problemi… Kudo në botë ka pakica të caktuara që nesër mund të kërkojnë një pavarësi dhe mund të kthehet në një katrahurë…Pra ligji ndërkombëtar duhet parë me shumë kujdes sepse nëse legjitimohet ndryshimi i kufijve me anë të dhunës do të shkaktonte shumë problem”, tha ai.
/abcnews.al/

