Max Verstappen nuk ka ndërmend të dorëzojë titullin kampion në Formula 1, që e mban prej katër vitesh. Piloti holandez i skuderisë Red Bull rihapi garën në Botërorin 2025, pas triumfit të Çimim e Madh të Shteteve të Bsshkuara të Amerikës, ndërsa ky ishte suksesi i tretë në katër garat e fundit.
Pas fitores në Monza dhe Baku, si dhe vendit të dytë në Singapor, Verstappen plotësoi ecurinë e tij të shkëlqyer në cirkuitin e Austin. Një dominim total, pasi mori “pole position” në provat zyrtare, ndërsa ruajti vendin e parë dhe me diferencë ndaj rivalëve të tij.
Holandezi la pas në vijën e finishit Lando Norris me McLaren dhe Charles Leclerc me Ferrari. Një garë e mirë për skuderinë italiane, që mori të tjera pikë edhe me shtatët herë kampionin e botës, Leëis Hamilton, që u rendit në vendin e katërt.
Vetëm i pesti e mbylli garën kryesuesi I Botërorit, Oscar Piastri, me makinën tjetër McLaren. Renditja përfundimtare në Austin ka rihapur zyrtarisht garën për titullin kampion, që vetëm pak javë më parë dukej e mbyllur.
Pas fitores në cirkuitin amerikan, Verstapen ka ngushtuar në 40 pikë diferencën me Piastri dhe në vetëm 26 pikë distancën me pilotin tjetër të McLaren, Lando Norris, që mban vendin e dytë./abcnews.al

