Një ngjarje e rëndë tronditi të dielën Maliqin. Zjarri që përfshiu banesën e familjes Azisllari, i mori jetën nënë e bir, ndërsa vajza ndodhet e intubuar në QSUT.
Hetimet vijojnë, por shkak mendohet të jetë bërë soba me dru, nga e cila mori flakë sfungjeri.
E mitura vijon të ndodhet në gjendje kritike për jetën.
“Gjendja e 6-vjeçares vijon të jetë e rëndë. Aktualisht ndodhet në intubim.”, raportoi ndër të tjera gazetarja Xhoana Çollaku./abcnews.al


