Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Turpërimi i madh i “Zonjës”/ Juventus mundet 2-0 nga Como, surprizë në kampionatin italian

schedule18:10 - 19 Tetor, 2025

schedule 18:10 - 19 Tetor, 2025

U mund e madje pa pasur të drejtë që të ankohet.

Juventusi pësoi jo vetëm një disfatë në Serinë A, por edhe një turpërim, e tifozët kanë frikë se ky është vetëm fillimi.

Skuadra me shumë pretendimet e trajnerit Igor Tudor u dorëzua në fushën e Komos, e mundur 2-0 nga skuadra e qytetit të vogël lombard.



Kempf që në 4’ dhe Niko Paz 11 minuta para fundit ishin autorët e golave, ndërsa gjithçka në stadiumin “Xhuzepe Sinigalia” ishte e merituar.

Nuk vlejtën emrat që ishin në fushë si Kefren Turam, Lokateli, Kopmeiners, David apo Jildiz, dhe as zëvendësuesit si Vlahoviç e Kostiç.

“Zonja e Vjetër” ishte blozë në mbrojtje, ndërsa kjo ishte humbja e parë e sezonit, veçse tepër e rëndë.

“Rrëzim I Juves në Komo, – shkruan “La Gazeta delo Sport”, – vendosin Kempf dhe një perlë nga Niko Paz. Tudor nuk fiton më!”

Ja edhe “Il Korriere delo Sport”: Komo mund një Juve të shëmtuar dhe e arrin në renditje! Niko Paz, spektakël, asist dhe gol!”

Për të kuptuar se në çfarë gjendjeje ndodhet skuadra piemonteze, mjafton të kujtojmë se nuk ka asnjë fitore në 6 ndeshjet e fundit, në të cilat është ndalur në barazim 5 herë, në Champions e në Serinë A, ndërsa suksesi I fundit është arritur në 13 shtator pikërisht në derbin ndaj Interit në Torino.

Juventus mbetet në 12 pikë, duke mos qenë tepër larg ekipeve të tjera, vetëm tri pikë prapa Interit, Romës e Napolit, por nëse vazhdon me këtë formë, pretendimet për titullin mund të zerohen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!