Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarri në banesën në Maliq/ Vajza e mitur në gjendje të rëndë, intubohet në QSUT

schedule18:52 - 19 Tetor, 2025

schedule 18:52 - 19 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e së dielës në Maliq, ku një banesë është përfshirë nga flakët, brenda së cilës ndodheshin nëna me dy fëmijët e saj të mitur.

40-vjeçarja Merjeme Azisllari dhe djali 14-vjeçar Luka Azisllari ndërruan jetë nga asfiksia.

Në gjendje të rënduar vajza e mitur 6-vjeçe ka mbërritur në QSUT.



E mitura po merr trajtim në pediatri në shërbimin e reanimacionit, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, e intubuar.

Mjekët thonë se gjendja e saj vijon të jetë e rëndë. Krahas asfiksisë që pësoi nga tymi ka dhe shumë djegie.

Dyshohet se shkak për zjarrin të jetë bërë soba me dru./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!