Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kursi i këmbimit duhet i lirë”/ FMN: Luhatjet i vendos tregu dhe zhvillimet ekonomike

schedule11:37 - 19 Tetor, 2025

schedule 11:37 - 19 Tetor, 2025

Shqipëria duhet të vijojë që të mbajë të lirë kursin e këmbimit. Pavarësisht se vitet e fundit  leku  është forcuar ndjeshëm ndaj valutave të huaja e kryesisht euros, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar pozitivisht efektet, ndërsa i ka kërkuar Bankës Qendrore që të lejojë zhvillimet ekonomike dhe vetë tregun që të vendosë.

Gjatë takimeve të realizuara në Washington me guvernatorin Sejko, ekspertë të institucionit ndërkombëtar financiar theksuan se kursi i lirë i këmbimit është një mekanizëm që ka ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe në stabilitetit të çmimeve.

Kursi i këmbimit duhet të lejohet të përshtatet e të jetë fleksibël ndaj zhvillimeve të tregut, ndërsa ndërhyrjet e bankës qendrore duhet të mbeten një mjet në funksion të përmbushjes së mandatit primar, atij të stabilitetit të çmimeve, dhe për të zbutur luhatjet që burojnë nga faktorë spekulativë.

Guvernatori vuri në dukje se politikat makroekonomike të ndërmarra në vend kanë qenë të kujdesshme dhe të koordinuara ndërsa  politika fiskale ka vijuar të jetë e konsoliduar, duke zvogëluar borxhin publik.

Ai shtoi se investimet dhe konsumi privat mbetën motorët kryesorë të rritjes, në veçanti sektori i shërbimeve dhe turizmi kontribuuan pozitivisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!