Ish presidenti Alfred Moisiu thotë se dëshmitarët amerikanë në Hagë, po japin prova dhe fakte ku provohet pafajësia e ish krerëve të UÇK, të cilët po mbahen të burgosur në Hagë.
Në tubimin e mbajtur në Tiranë, Moisiu deklaroi se liria e Kosovës u fitua me gjak, sakrifica dhe vendosmëri.
Moisiu shtoi se nuk duhet heshtur, por duhet ngritur zëri në mbrojtje të ish krerëve të UÇK.
“Në këtë kuadër, dëshmitarët zyrtarë amerikanë, që po dëshmojnë në gjykatë, po tregojnë prova dhe fakte, që provojnë pafajësinë e UÇK. Por komandandtët udhëheqës, për mbrojtjen popullit të tyre. Dëshiroj t’u them se shqiptarët historikisht njihen si luftëtarë, por 3 raste janë që shqiptarët luftuan. Në kohën e Skënderbeut, në Luftën e dytë Botërore dhe UÇK. Është koha të mos heshtim, por të ngremë zërin sa më lartë për të mbrojtur veten tonë. Nuk mund të nëpërkëmbet gjaku i shqiptarëve. Liria e Kosovës është fituar me gjak, sakrifica dhe vendosmëri. Duhet të jemi të vendosur dhe të bashkuar. I bëj thirrje drejtësisë të tregojë veten, që të bëeht mësim për të gjithë”, theksoi ai./abcnews.al

