TIRANË- Një klinikë dentare në zonën e “Don Bosko”, kryente evazion fiskal dhe shërbente me produkte të skaduara.
Nga kontrolli në ambientet e klinikës u gjetën dhe u sekuestruan 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), me vlerë rreth 100 000 euro, për të cilat nuk disponoheshin fatura zhdoganimi, si dhe mandate të pafiskalizuara.
Autoritetet kanë arrestuar administratorin e klinikës dentare Dental Turk, Adnan Yizdizoglu 59 vjeç.
Aktualisht vijojnë hetimet për të përcaktuar dëmin ekonomik që i është shkaktuar shtetit, si pasojë e shmangies së detyrimeve tatimore nga ky subjekt./abcnews.al

