U mbyllën pjesët e para në katër sfidat e javës së 16-të në Kategorinë Superiore. Tre prej takimeve janë zhbllokuar, madje në të njëjtën minutë u shënuan golat në Gjirokastër dhe Shkodër. Luftëtari e pa veten në avantazh pas një goli të Gresild Likës, kurse Kukësi iu fal Rrocës. Gjuajtja e mesfushorit u devijua nga Dajan Shehi dhe shkoi në portë.
Në Durrës ndeshja u zhbllokua në fund, pas një penalltie të shkaktuar nga Telushi për një ndërhyrje ndaj futbollistit Fabio Beqja. Kallaku u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit. Partizani pretendoi më parë për një penallti, por Olsid Ferataj nuk mendoi se ndërhyrja ndaj Çinarit ishte e gabuar. Bylisi-Laçi u mbyll në barazim pa gola. Një ndeshje e fortë, me katër kartonë të verdhë dhe me vendasit që ishin më kërkues. /abcnews.al