Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ulet niveli i varfërisë/ Instat: Në 2024 ka pësuar rënie me 0,6 për qind

schedule15:17 - 16 Tetor, 2025

schedule 15:17 - 16 Tetor, 2025

Niveli i varfërisë në vend ka vijuar që të ulet duke treguar përmirësim të gjendjes financiare të individëve.

Të dhënat e Instat tregojnë se vitin e kaluar treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, është 19,2 %, duke pësuar një rënie prej 0,6 pikë përqindje, krahasuar me të dhënat e rivlerësuara për vitin 2023.

Në bazë të dhënave të Instat  kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2024 është vlerësuar me 324.336 lekë, në krahasim me 262.325 Lekë që ishte në vitin 2023.

Sipas të dhënave të INSTAT varfëria në vend do të ishte edhe më e lartë nëse do të mungonin ndihmat ekonomike apo pensionet. Në raport vlerësohet se përfitimet sociale, si pensionet e pleqërisë dhe ato familjare, të përfshirë në të ardhurat familjare, ndikojnë në uljen e rrezikut për të qenë i varfër.

Ndërkohë që në bazë të dhënave të ardhurat mesatare mujore të disponueshme për frymë/të ekuivalentuara kanë pësuar një rritje me 23,2 %, krahasuar me vitin 2023, duke arritur në 51 mijë lekë.

Varfëria sipas grupmoshave dhe strukturës familjaretregon se rënia më e ndjeshme e varfërisë është regjistruar tek fëmijët dhe të rinjtë nën 17 vjeç.

Për grupmoshën aktive (18–64 vjeç), varfëria u ul në 18,6%, ndërsa për moshën mbi 65 vjeç u rrit lehtë në 13,8%.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se familjet me fëmijë mbeten më të ekspozuara ndaj rrezikut për  të qenë të varfër krahasuar me familjet pa fëmijë megjithëse të dy grupet kanë shënuar përmirësime krahasuar me një vit më parë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!