Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëfehet Oltsen Gripshi: Ekspozita në Itali dedikim nënës, u diagnostikua me kancer në gji

schedule14:22 - 15 Tetor, 2025

schedule 14:22 - 15 Tetor, 2025

Pas çmimit “Strega Art” në Itali, Oltsen Gripshi, piktor dhe studiues arti vjen në një rrëfim në studion e Pas Mesnatë, për ekspozitën e tij më të fundit të hapur në shtetit fqinj, jetën personale, karrierën, por jo vetëm.

“Në këtë ekspozitë kam dashur të hulumtoj sikundër unë bëj gjithmonë në ekspozitat e mia, përmes qenies njerëzore, këtë radhë kam dashur të hulumtoj përmes indit së lëkurës e parë jo më si ajo vërtetë është në funksionin e saj, në trupin e qenies njerëzore, si një kufi ndarës në thelb mes brendisë dhe botës që e rrethon përtej, por duke e parë dhe duke depërtuar në këto poret e lëkurës dhe për të kuptuar më mirë, për ta përkthyer atë për ta shndërruar në një hartë të jetuar të qeniës njerëzore.

Ekspozita vjen në formën e një rrugëtimi sa personal, por edhe duke përcjellë përmes veprave të artit, që janë 12 të tilla, të eksopozuara në këtë muze, përmes mesazheve universale, për të dalë përtej asaj që ndodhet në brendinë e një artisti bashkëkohor, sikundër jam edhe unë. Gjithmonë kam theksuar se një artist nuk duhet të qëndrojë në këndin e studios së tij duarkryq, por për të reflektuar dhe për të qenë aty përballë fenomeneve të shumta që rrethojnë sot shoqërinë tonë, jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë.

Në prag të hapjes së kësaj ekspozite ime më është diagnostikuar me kancer në gji. Kurrësesi nuk mund të mungonte një vepër, ndoshta duket një marri, por arti shpesh buron nga trishtimi,fuqia e të keqes merr këtë lloj hiperbolizmi kaq të madh brenda artistit sa e con atë në skajet e krijimit, dhe duke e shndërruar këtë të keqe, këtë sëmundje në një vepër arti. Ime më nuk di shumë për këtë vepër arti, sepse unë nuk kam dashur ta tejngarkoj me emocione të tepërta, por duke parë këtë bashkëbisedim tonin, do të kuptojë se vërtetë kam qenë pranë saj, vijoj të jem ende. Kam shkëputur këto emocionet e mia dhe jam munduar t’i tjetërsoj, të mos bie në kurthin e ligështisë” , thotë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!