Kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi një ditë më parë se do të largohet nga Prokuroria e Posaçme në fund të mandatit të tij si prokuror.
Dumani që gjendet në muajt e fundit në krye të prokurorisë se posaçme, ka ofruar një kompromis përballë refuzimit të politikës për zgjatje të mandatit për kolegët e tij edhe për 9 vjet.
Ai nënvizoi se atyre nuk u duhet hequr e drejta e rikandidimit, qoftë edhe duke kaluar sërish vettingun. Në një intervistë në “News Line” në ABC News, avokati Arbër Hoxha tha se kërkesa e Dumanit është një e drejtë legjitime.
Gjatë intervistës, ndërsa komentoi raportimin e kreut të SPAK në Kuvend tha se qëndroi në lartësinë e duhur, pavarësisht se ndaj tij kishte edhe sulme personale.
“Besoj që zoti Dumani është në të drejtën e tij ligjore që të largohet në përfundim të mandatit. Kërkesa e tij mund të jetë legjitime nga njëra anë, por duhet të biem dakord së pari për principin, nëse duhet të zgjatet mandati apo jo. Çfarë do të bëhet me gjyqtarë të gjykatës së lartë dhe kushtetuese nëse kanë qenë në majën e sistemit dhe duhet të kthehen sërish në shkallën e parë? Të gjithë personat janë të legjitimuar që njëherë në jetën e tyre duhet të jenë prokuror në prokurorinë e posaçme nëse plotësojnë kriteret. Nëse themi që pas 9 viteve çfarë do ndodhë me fatin e dosjeve, por pas 9 vitesh që mbaron ky mandat çfarë do ndodhë? Patjetër që prokurorë janë në gjendje të ndjekin këto çështje njësoj si prokurorë të Prokurorisë së Posaçme. Prokurorë e prokurorisë së Posaçme herë pas herë kanë bërë trajnime në SHBA, por s’kanë qëndruar as me muaj e as me vite. Krimi i organizuar shqiptar diskutohet nga mëngjesi deri në darkë. Por ai që vuri dorë në gjykatësin e Apelit ishte qytetar i thjeshtë. Asnjë gjyqtar apo avokat nuk është vrarë nga krimi organizuar, ka pasur raste, por nuk besoj që krimi i organizuar shqiptare të jetë më i organizuar se krimi i organizuar në SPAK. Zoti Dumani besoj ishte në lartësinë e situatës për të kthyer përgjigje. Disa ishin edhe sulme personale, sepse kërkonin edhe informacione konkrete në raport me çështje të caktuara. Besoj që ishte në lartësinë e situatës. Zoti Dumani besoj nuk ka dashur t’i kthejë në personale, pasi kishte edhe disa raste që ishin nuk ishin të duhura në etiketime”, tha ndër të tjera ai.
/abcnews.al/

