MIRDITË- Tre persona janë arrestuar gjatë aksionit për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Në pranga janë vënë Akil Reçi, Martin Zefi dhe Erjon Zefi.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 40 kilogramë lënë e dyshuar kanabis në proces tharje, 4 automjete dhe 5 telefona.
Operacioni policor i koduar “Processing” vijon, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.
/abcnews.al/

