Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova voton për pushtetin lokal/ Pa qeveri, qytetarët zgjedhin krerët e komunave

schedule11:20 - 12 Tetor, 2025

schedule 11:20 - 12 Tetor, 2025

KOSOVË– Këtë të diel në Kosovë mbahen zgjedhjet lokale. Me shume se 2 milionë qytetarë me të drejtë vite i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët dhe anëtarët e 38 komunave të vendit. Numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë Kosovës është 43,993 votues.

Të gjitha qendrat e votimeve janë hapur në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.

Për mbarëvajtjen e procesit janë angazhuar institucionet si Policia, Prokuroria e Shtetit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni i Pavarur i Mediave.

Numri i subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje është 93, nga të cilat 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur.

Votuesit duhet të plotësojnë dy fletëvotime: një për kryetarin e komunës dhe një tjetër për kandidatin për kuvendin komunal, duke shënuar numrin e kandidatit dhe subjektin politik me të cilin ai garon. Për qytetarët që votojnë nga jashtë vendit, është mundësuar votimi me postë – proces që ka nisur më 17 shtator dhe ka përfunduar më 11 tetor.

Zgjedhjet po zhvillohen edhe në komunat me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç- të cilat për më shumë se dy vjet kanë qenë nën udhëheqjen e kryetarëve shqiptarë.

Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se ka marrë masa që të mos përsëriten problemet e 9 shkurtit, kur platforma e publikimit të rezultateve ka pasur pengesa të vazhdueshme.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani hodhi votën e saj, teksa theksoi se sa më e madhe të jetë pjesëmarrja, aq më e fortë është demokracia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!