Venezuela dënon 4 opozitarë për tradhti

schedule07:19 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 07:19 - 18 Dhjetor, 2019

Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Venezuelë ka nisur hetime penale kundër katër ligjvënësve opozitarë, duke i akuzuar për tradhti dhe nxitje të rebelimit civil.

Masa vjen pasi Asambleja Kushtetuese Kombëtare, e udhëhequr nga presidenti Nicolas Maduro, hoqi imunitetin e ligjvënësve Jorge Millan, Hernan Aleman, Carlos Lozano dhe Luis Stefanell për t’i hapur rrugë procedurave gjyqësore.

Gjykata tha në një deklaratë se çështjet u hapën me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm, Tarek Ëilliam Saab, i cili akuzon ligjvënësit për komplot për të konfiskuar instalimet ushtarake në shtetin verilindor Sucre.

Sipas deklaratës, ligjvënësit opozitarë do të përballen me akuza për “tradhti, komplot, nxitje të rebelimit, rebelim civil, krim të organizuar, uzurpim të funksioneve, nxitje publike për mosbindje ndaj ligjeve dhe urrejtje të vazhdueshme”.

Venezuela pothuajse prej nje viti është përballur me trazira politike pasi Maduro dhe Guaido u përfshinë në një betejë pushteti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!