Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fitoi 1.7 mln paundë nga kanabisi, gjykata detyron kryemafiozin shqiptar ta shlyejë burgun me para

schedule00:09 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 00:09 - 18 Dhjetor, 2019

Kreu i organizatës krminale të drogës, është urdhëruar të paguajë një të dhjetën pasurisë prej 1.7 milion paund që ai bëri nga shitja e kanabisit.

Mediat britanike shkruajnë se Fatos Meta e përdori biznesin e tij në fushën e ndërtimit si një fasadë për të mbuluar aktivitetin kriminal. Ai transportoi tonelata me kanabis në Devon, Cornëall dhe Somerset. Ai rekrutoi punonjës nga biznesi i tij dhe persona të tjerë, mes tyre dhe një student, për të transferuar drogën në Devon, në tre pika të shpërndarjes. Siç shkruajnë mediat britanike, Meta me origjinë shqiptare bëri më shumë se 1,7 milion paund nga biznesi i drogës, por pas një hetimi dy vjeçar policia arriti të sekuestrojë asetet me vlerë 148,237 paund.

Meta do të detyrohet të shesë një shtëpi që zotëron në Wolverhampton dhe aksionet që ai zotëronte në kompaninë e ndërtimit për të paguar urdhrin e konfiskimit.



Bashkëshortja, e cila jeton në Shqipëri së bashku me fëmijët, pretendoi se ajo zotëronte gjysmën e pasurisë, por një pretendim i tillë u refuzua nga gjyqtari Timothy Rose në gjykatën e Exeter.

47-vjeçari duhet të kthejë paratë brenda tre muajve plus 15 muaj burg, ose do të vuajë dënimin e plotë me 5 vite burg.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!