SERBI– Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, tha se do zbresin në fushë të shtunën vetëm për fitore ndaj Serbisë. Ai kërkoi nga bashkëlojtarët të japin 120% e tyre, pasi përballja me Serbinë është si një sfidë finaleje.
“Për mua emocionalisht është e njëjta gjë, sepse po e përjetoj këtë ndeshje shumë emocionalisht e cila është një ndeshje e vështirë dhe e bukur për ta luajtur dhe mezi po pres që të jemi në fushë nesër. Objektivi ynë është fitorja.
Të gjithë të japim 100% në fushë. Ne kemi ardhur këtu për fitore, as për barazim dhe as për humbje. Duhet të jemi në 120% tonë, sepse është një ndeshje e fortë dhe një finale për ne dhe për ata.”, tha ai.


