Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale pamje nga një aksion pastrimi në bregdetin e Velipojës. Në video shfaqen momente nga puna e vullnetarëve dhe ekipeve të angazhuara në pastrimin e vijës bregdetare, me qëllim përgatitjen e zonës për sezonin turistik.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga pastrimi i bregdetit të Velipojës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas postimit.
Ky aksion është pjesë e nismave të vazhdueshme për mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm në vend.
/abcnews.al

