Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Izraeli: Armëpushimi në Gaza hyn në fuqi

schedule11:32 - 10 Tetor, 2025

schedule 11:32 - 10 Tetor, 2025

Izraeli thotë se armëpushimi në Gaza ka hyrë në fuqi dhe se trupat e saj janë larguarnë vijën e rënë dakord sipas marrëveshjes.

Më pas Hamas ka 72 orë për të liruar të gjitha pengjet, të gjallë e të vdekur, gjë që sipas Izraelit mund të ndodhë të dielën ose të hënën.

Sapo përfundon dorëzimi i pengjeve, Izraeli liron rreth dy mijë të burgosur palestinezë.

Pas kësaj ndihma humanitare lejohet të hyjë në Gaza, me rreth 600 kamionë në ditë.

“Marrëveshja e Armëpushimit hyri në fuqi në orën 12:00. Që nga ora 12:00, trupat e IDF filluan të pozicionoheshin përgjatë vijave të përditësuara të vendosjes në përgatitje për marrëveshjen e armëpushimit dhe kthimin e pengjeve. Trupat e IDF në Komandën Jugore janë vendosur në zonë dhe do të vazhdojnë të largojnë çdo kërcënim të menjëhershëm.”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!