Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, gazetari sportiv Bled Kuka, foli për ndeshjen me Serbinë, që do të mbahet të shtunën në Leskovac, duke diskutuar për formacionin e mundshëm të kësaj ndeshje.
Sipas tij trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho ka treguar se ndryshon shumë pak taktikën e tij duke e parë si diçka jo shumë pozitive.
“Sylvinho është një njeri që ndryshon shumë pak, për fat të keq. E ka këtë ngurtësi. Një lojtar si Mehemeti duhet ta thërriste. Flet për Nedin Bajramin, por kohët e fundit nuk është edhe shumë i mirë. Ndërsa për Dakun është i fortë…Ndeshjet ndonjëherë fitohen me momentin”, tha ai, duke shtuar: “Sylvihno nuk është trajner karriere. Por ka një gjë, fati është gradualisht, përvoja ndikon që është më i qetë”. Për Asllanin dhe Berishën vlerësimet kanë qenë pozitive”.
Nga ana e tij eksperti i futbollit, Ermal Tahiri vendosi rëndësinë tek mbrojtja. Ai nënvizoi se Asllani dhe Shehu janë kryesorët e mesfushës.
“Do të ishte shumë mirë që të mbante sa më lart mbrojtjen. Duhet edhe pika e referimit, nuk ka për të ndryshuar as Asllanin dhe as Shehun”, tha Tahiri.
/abcnews.al/


