Në prag të sfidës së madhe Serbi-Shqipëri që do të luhet këtë të shtunë, specialisti i futbollit Ermal Tahiri tha për ‘Real Story’ se skuadra jonë i ka mundësitë të fitojë sepse kemi mbrojtjen dhe shpejtësinë, ndërkohë skuadra serbe është e përçarë dhe me mungesa.
Ndërkohë, Gerti Çarçani tha për ‘Real Story’ se ekipi serb do të luaj për fitore dhe jo për barazim. Sipas tij, trajneri Sylvinho nuk do të bëj ndryshime të mëdha në formacion.
Gazetari sportiv Maks Tashi tha se ndryshimi i stadiumit me një numër të limituar tifozësh është në favorin tonë. Sipas tij, problem është formacioni.
Ermal Tahiri: Kjo qetësi nuk besoj të jetë përpara ndeshjes, por të jetë grind brenda ndeshjes. Të dali pak tek ata lojtarë që ka sepse duhet të vallëzojmë. Nuk kemi për ta gjetur më kaq të përçarë, me mungesat që ka. I kemi mundësitë duke qenë se kemi mbrojtjen, shpejtësinë. Anën defensive e kemi shumë të mirë, kemi problem anën ofensive.
Varet si do jemi taktikisht, e mbyllur të gjitha linjat bashkë. Serbisë do t’i leverdisë të sulmojë kur me barazimin është në rregull?
Gerti Çarçani: Do kenë qasje tjetër, e njohin dhe këtë ekip. Nuk besoj se do luajnë për barazim, do luajnë të fitojmë ndeshjen. Gabimin që bëmë ne me Letoninë nuk e bën ata. Ata do kërkojnë të jenë agresiv në fushë, nuk luajnë për barazim. Sylvinho është pak frikacak ndryshon shumë pak. Luan në ato piketa dhe jam i bindur që do luaj në ato piketa. Siç e kishte me Letoninë ashtu mund ta ketë sërish formacionin.
Maks Tashi: Stadium është në favorin tonë, presioni i 5 mijë tifozëve nuk do krijojë probleme. Problem do krijojë formacioni, mund të jetë ndeshja që do ndryshojë më shumë formacion.

