Tri ditë pas grabitjes së një filiali banke të nivelit të dytë, e cila gjendej brenda ambienteve të Hipotekës, policia vijon shoqërimet, pa arritur akoma dot tek autori i dyshuar i këtij krimi. Burime pranë grupit hetimor theksojnë gjatë këtyre ditëve se është ndaluar edhe një shtetas i cili kishte ngjashmëri me autorin e dyshuar të grabitjes së rreth 5 milion lekëve, por pas marrjes në pyetje u la i lirë.
Ndërkohë autori i kësaj grabitjeje është filmuar qartësisht nga kamerat e sigurisë 5 minuta para se të vinte në zbatim planin e tij.
Policia e kryeqytet thekson se është shpallur një kërkim një person si i dyshuar për ngjarjen, por ende nuk është prangosur. Pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë, specialistët e “IT” kanë mundur të dallojnë qartë fytyrën e grabitësit, kur largohet i vetëm në këmbë përmes një rrugice, në zonën ku ndodhi ngjarja. Sipas pamjeve ai mban në njërën dorë qesen me paratë e grabitura dhe në dorën e djathtë mban pistoletën./abcnews.al