Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëfehet ‘pa doreza’ Mirketa Çobani: Jeta në film e bukur, por plot prapaskena dhe intriga

schedule11:35 - 8 Tetor, 2025

schedule 11:35 - 8 Tetor, 2025

Mirketa Çobani, aktore e kinemasë e teatrit vjen në një rrëfim ‘pa doreza’ në Pas Mesnatë. Malli dhe nostalgjia për vitet në shesh xhirime për të është e madhe.

“Malli dhe nostalgjia është e madhe, por edhe kjo koha e pensionit është e bukur. Edhe pse jam në këtë moshë, nuk e ndjej moshën.

Jam vajzë e një koloneli, jemi edukuar gjithmonë me botën e babait. Kam patur një lidhje shumë të fortë me babain tim. Më tregonte edhe sekrete që nuk i ndante me askënd. Ishin më tepër sekrete shtetërore ato që më rrëfente dhe nuk ia kam thënë askujt, asnjëherë.” thotë ajo.

Ndër të tjera Çobani rrëfen edhe dramën e jetës së saj, divorcin me aktorin Agim Shuke.

“Po unë e kam mbyllur atë histori. Jam larguar, kam marr vajzën në krah dhe kam ikur. Nuk mund të më imponohet një njeri mua, të mos më trajtojë me dinjitet, kjo ka qenë arsyeja e largimit. Asnjëherë nuk ka qenë një histori e bukur, ka qenë një dramë, një jetesë pa dëshirë. Nuk e kam dashur, nuk e kam marr me dashuri, në rrethana të caktuara më kanë imponuar që ta marr.Por e kam respektuar si njeri. Asnjëherë nuk erdhi ta takojë vajzën, nuk u interesua për të. Por nuk kam asnjë peng, jam e kënaqur që jam larguar nga ai ambjent” rrëfen Çobani.

“Nuk kisha dëshirë të bëhesha aktore, as më shkonte ndër mend se do të bëhesha ndonjëherë aktore. Kisha dëshirë të ndiqja rrugën e babait tim, por ministri që ishte edhe komshiu jonë, ai më jepte mundësi. Ai më coi në Institutin e Lartë të Arteve si aktore. Shkova e papregatitur atje, të them të drejtën. Më pranuan vetëm me një poezi. Për mua Akademia e Arteve ishte diktaturë, nuk kishte liri. Ishte njëjtë sikur ishe në shkollën e policisë”, kujton aktorja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!