Tirana zyrtare kundërshton ashpër deklaratat e bëra nga Beogradi për spastrim etnik të serbëve në Kosovë. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme thotë se këto të pavërteta nuk mund të përdoren nga Serbia për t’ju shmangur historisë. Sipas gazetarit Artur Nura, i ftuar në ‘Ballkan Update’ tha se Vuçiç është i shqetësuar për qasjen politike të Shqipërisë dhe se akuzat e bëra nga Vuçiç janë të stisura.
“Historia është komplekse, e rëndësishme është që politikanët të dijnë çfarë ane të mbajnë. Sot Vucic iu duhet të zgjedh modelin e Titos ose Millosheviçit. Duket se ai anon nga modeli i fundit me qasje që janë radikale.
Jeta politike në Serbi është kaotike, shqetësimi i popullit serb për më pak korrupsion. Për Tiranën, me ministren Spiropali ministria e Jashtme ka një artikulim më të madh dhe ka kaluar në një Europë të Ballkanit. Në Open Ballkan, Tirana ka qenë një prej interleukorëve më të mëdhenj.
Akuzat që ka përmendur Vuçiç nuk janë përmendur në asnjë moment në Hagë, janë të stisura.
Me zgjedhjet lokale në Prishtinë ka një ndikim shumë të ulët. Është një bast i Kurtit i humbur sepse në ato katër komuna nuk do të kemi rezultat surprizues. Nuk ka lidhje drejtpërdrejtë me zgjedhjet lokale.” / abcnews.al /

