Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkodër, asgjesohen mbi 4200 bimë kanabisi/ Procedohen penalisht 5 kryetarë fshatrash për shpërdorim detyre

schedule08:44 - 6 Tetor, 2025

schedule 08:44 - 6 Tetor, 2025

Policia e Shkodrës ka asgjesuar 4291 bimë kanabisi, pas kontrolleve në në territoret e 6 njësive administrative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”.

Në territoret e njësive administrative Pult, Ana e Malit, Shosh dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 4107 bimë.

Ndërkaq, në territorin e njësisë administrative Shkrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 60 bimë, kurse në territorin e njësisë administrative Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 124 bimë.



Për 5 kryetarë fshatrash nisi procedimi penal për shpërdorim detyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!