Një 60-vjeçar ka humbur jetën duke ecur në lagjen 18 të qytetit të Korçës, në afërsi të terminalit të autobusëve. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se 60-vjeçari po kalonte në vijat e bardha kur është rrëzuar pa ndjenja.
Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje por nuk ka mundur dot ti japë ndihmë pasi 60-vjeçari u konstatua i pajetë. Dyshohet për shkaqe natyrale. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave./abcnews.al

