Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Goditën me sende të forta një person/ Lushnje, arrestohen dy kushërinjtë

schedule10:45 - 5 Tetor, 2025

schedule 10:45 - 5 Tetor, 2025

Dy kushërinj janë arrestuar nga Policia e Lushnjes pasi kanë goditur me sende të forta një person. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, 4 tetor, në lagjen “Gafurr Muço”.

“Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit E. Zh., 35 vjeç dhe M. Zh., 31 vjeç, banues në fshatin Qerret i Ri, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin A. Gj., 52 vjeç, banues në fshatin Jeta e Re, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!