Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Makina del nga rruga, dy vëllezër mbeten të lënduar në Shkodër

schedule22:30 - 4 Tetor, 2025

schedule 22:30 - 4 Tetor, 2025

SHKODËR- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin “Kosmaç-Vau i Dejës”.

Policia thotë se  një 17-vjeçar, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Për pasojë, janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe vëllai i tij,  të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës, nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!