Një 65-vjeçar u gjet i pajetë mbrëmjen e së premtes pranë hidrovorit të Talës në Lezhë. Viktima, Gjergj Tusha, kishte shenja dhune dhe një plagë që fillimisht u dyshua se ishte shkaktuar nga armë zjarri.
Kërkimet nisën pasi e bija njoftoi policinë për humbjen e kontaktit me të.
Gazetari Gjergj Figuri tha për ABC News se të gjitha dyshimet janë se vdekja e tij ka qenë aksidentale.
“Mendohet se ka qenë me bagëti dhe njëri nga kafshët e ka goditur duke i shkaktuar plagë të forta. Sipas ekspertizës, dyshohet se u godit nga demi”, tha ai.
Fillimisht u pretenduar për një vrasje me armë zjarri, por ekspertiza ka nxjerrë se ka humbur jetë nga plagë të shkaktuara nga kafsha.
/abcnews.al/

