Gjykata e Posacme la në fuqi masën e sigurimit arrest në burg për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksander Bushgjokaj, për rrëmbimin dhe vrasjen Renis Dobrës në Burrel.
Dobra u mbyt me litar dhe më pasi trupi i tij u hodh në liqenin e Shkopetit nga 4 autorët e ngjarjes.
Më herët policia ka arrestuar njërin prej dy vëllezërve dhe një tjetër, përkatësisht Fatjon Bushgjokaj, Petrit Çakrri
Ky i fundit ka marrë një makinë me qira tip Hyundai. Makinën, Fatjon Bushgjoka e ka kthyer dy ditë pasi ka kryer rrëmbimin. Aty ka pasur një debat me pronarin e makinave me qira në Rinas pasi makinës i është tentuar t’i hiqet GPS.
Lidhur me ngjarjen, ka pasur dy dëshmitarë. Një dëshmitar në Shkopet ka parë parakalimet e automjeteve dhe një dëshmitar ka qenë në Zenisht.
Tre orë para ngjarjes autorët e dyshuar janë parë në një kafe ku dyshohet se kanë vëzhguar Renis Dobrën./ abcnews.al


