Vijon në GJKKO procesi ndaj Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçes. Në gjykatë për të dëshmuar është paraqitur bashkëjetuesja e Arben Mërkurit alias Ismaili, ky i fundit i ekzekutuar në maj të vitit 2022.
Shtetasja (Shyti) ka dëshmuar se nuk i ka njohur kurrë shokët e bashkëshortit të saj dhe se nuk ka pasur dijeni për aktivitetin kriminal të tij.
“ Unë banoj në Sukth Durrës. Arben Merkuri është bashkjetuesi im. Unë nuk i kam njohur asnjë shok të bashkjetuesit. Arben Merkuri ka ndërruar jetë në Maj 2022. Kemi një dyqan në Sukth.
Ka punuar edhe në bashki. Ka pasur me përpara mbiemrin Ismaili. Në vitin 2020 ka vdekur motra e burrit në Itali.
Plaurent Derivshaj nuk e njoh. Ne s’dimë asgjë se si është vrarë.
Kam 15 vite që kam bashkëjetuar me Arben Merkurin. S’di gjë fare për shokët e burrit as me kë shoqërohet. Kam dy fëmijë nga bashkjetesa. Mbaj mend që ka pas një telefon. Nuk ka pasur asnjëherë probleme me drejtësinë.
Ditën kur u vra Arbeni kemi qenë bashk, dikush e mori ne telefon dhe sa zbriti shkallët dëgjuam zhurmë armësh, Djali më tha kanë vrarë babin. S’di gjë kush e ka bërë vrasjen. “ u shpreh ajo.
Palurent Dervishaj: A ke marr vesh ca është fol Për burrin tënd? Burri jot flitet se ka qene vrasës me pagesë.S’ka grua që i thotë burrit shko vrit.
Shyti: Nuk është e vërtetë
Plaurenti: Burri jot dhunonte dy gazetare, e ke parë
Shyti: Nuk e kam parë//abcnews.al

