Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Beteja për Tiranën/ Minxhozi në “Real Story”: E vështirë që opozita të gjejë një kandidat gjithëpërfshirës

schedule20:57 - 2 Tetor, 2025

schedule 20:57 - 2 Tetor, 2025

Analisti Skënder Minxhozi thotë se opozita do ta ketë të vështirë të gjejë një kandidat gjithëpërfshirës për Bashkinë e Tiranës.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se partitë e reja synojnë votat e PD.

“Unë them që duhet eksprimentuar dhe duhet të garosh. Dëgjoja Këlliçin që thoshte, e gjithë opozita po të mblidhet bashkë në Tiranë, bën 52 përqind të votave. Kjo është e vërtetë. Rama, edhe në të shkuarën, në 2021 ka fituar me 48.6 përqind dhe ka marrë 74 deputetë. Këto marzhe janë më shumë virtuale. Politika nuk është shumatore shifrash. Një dalje nga ajo tryeza teorike e marerëveshjes, e një lëvizje që ka marrë 13 mijë vota në 11 maj, përbën një minus jo të vogël në një peshore që do duhet të ishte me saktësi farmacie, që të rrezikonte garën e Manastirliut. Këta, nëse shpallen kandidaturë të vetën, asaj shifrës së Këlliçit, duhet të ishin të gjithë në tryezë dhe të ishin të gjithë dakord për një kandidaturë. Unë jam spektik që kjo opozitë të mbledhë gjithëkënd që nuk mund ta mbledhë dhe ta bëjë bashkë në 11 maj, në kushte emergjence siç janë këto zgjedhje dhe të ngjziet një kandidaturë që të jetë gjithëpërfaqësues”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!