Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dëshmia e James Covey në Hagë: Thaçi nuk ishte shumë i përfshirë në negociatat mes KFOR-it dhe udhëheqësve të UÇK-së

schedule12:52 - 2 Tetor, 2025

schedule 12:52 - 2 Tetor, 2025

Ish-zëvendësi i shefit të UNMIK-ut, James Covey ka dëshmuar përpara dhomave të specializuara të Kosovës në Hagë në ditën e tij të tretë.

Ai ka deklaruar përpara trupës gjykuese se Hashim Thaçi merrte pjesë rrallë në takimet me KFOR-in dhe se ai kryente detyrën ia jepnin drejtuesit e tjerë të UÇK-së.

“Besoj se dje ose të paktën këto dy ditë që kam qenë këtu e kemi parë një dokument që z. Thaçi ia kishte dërguar Bernard Kouchnerit, ku kërkonte armë për disa ish-anëtarë të UÇK-së dhe ne e dinim që në atë kohë, të paktën sipas mendimit tonë kjo nuk duhej të ndodhte, por ne e kuptuam që ai ishte një urë lidhëse. Kjo ishte përshtypja jonë, po kryente detyrën që ia kishin kërkuar të tjerët. Përpiqej të mbante marrëdhënie të mira me persona që donte t’i mbronte, nuk donte t’i mërziste këta persona. Z. Thaçi nuk mori shumë pjesë në negociatat mes KFOR-it dhe udhëheqësve të lëvizjes së UÇK-së”, ka thënë diplomati amerikan.

Sipas dëshmitarit Covey Thaci ishte një djalë i ri që po përpiqej të ishte i suksesshëm, ambicioz, në një situate ku nuk kishte shume përvojë.

Në këtë rast gjyqësor, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe pengim të drejtësisë. Ata ndodhen ne paraburgim prej 5 vitesh në një proces të stërzgjatur gjyqësor.

Dëshmitari Covey është i katërti nga radhët e mbrojtjes së Hashimit Thaçit, pasi janë dëgjuar qindra dëshmi të prokurorisë. Procesi i dëshmive të mbrojtjes pritet të përfundojë në fund të këtij viti.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!